fit n'shqip podkast

#67 – Elion Bobani: Crossfiteri adoleshent më fit në Kosovë!

16.04.2023
0:00
1:11:00
Do tyłu o 15 sekund
Do przodu o 15 sekund

Thuajse 18 vjec, por është i aftë të ngrejë deri në 115 kg snatch, 130 kg clean and jerk, 200 kg deadlift – pesha të cilat janë ambicie edhe të peshëngritësve profesionistë të moshës së tij. Në garat më të fundit të Crossfit, ai arriti të jetë Crossfiteri i katërt më fit në Europë, dhe i 27-ti në botë për grupmoshën e tij!

Ai filloi Crossfit në moshën 13 vjecare, dhe ka pasur rezultate fantastike. Historia e Elion Bobanit është një ndër historitë më frymëzuese për të gjithë ata të rinj që janë në hapat e para të fillimit të rrugëtimit të tyre të fitnessit, por edhe ata të cilët kanë vite që stërviten dhe duan të nxisin motivimin e tyre.

Me Elionin folëm mbi:

  • Fillimin e Crossfit në palestrën e babait të tij, Leonard Bobani, të cilin e kemi pasur po ashtu të ftuar në Fit n’Shqip.
  • Balanca e Crossfit me mësimet dhe jetën shoqërore.
  • Vështirësia e sportit të Crossfit dhe pasioni për tu stërvitur.
  • Sipëmarrja e klasave si trajner personal dhe programimi për klientët.
  • E ardhmja e tij në Crossfit.

Podcast mund të gjendet edhe në:
Web: https://www.buzzsprout.com/864667
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCHzQ-JYKd832trmS3fJ-Xbg
Spotify: https://open.spotify.com/show/4c9tka65EWMDx8YH3DCRaT
Apple Podcasts: https://podcasts.apple.com/dk/podcast/fit-nshqip/id1498333058

Więcej odcinków z kanału "fit n'shqip"