Thuajse 18 vjec, por është i aftë të ngrejë deri në 115 kg snatch, 130 kg clean and jerk, 200 kg deadlift – pesha të cilat janë ambicie edhe të peshëngritësve profesionistë të moshës së tij. Në garat më të fundit të Crossfit, ai arriti të jetë Crossfiteri i katërt më fit në Europë, dhe i 27-ti në botë për grupmoshën e tij!
Ai filloi Crossfit në moshën 13 vjecare, dhe ka pasur rezultate fantastike. Historia e Elion Bobanit është një ndër historitë më frymëzuese për të gjithë ata të rinj që janë në hapat e para të fillimit të rrugëtimit të tyre të fitnessit, por edhe ata të cilët kanë vite që stërviten dhe duan të nxisin motivimin e tyre.
Me Elionin folëm mbi:
- Fillimin e Crossfit në palestrën e babait të tij, Leonard Bobani, të cilin e kemi pasur po ashtu të ftuar në Fit n’Shqip.
- Balanca e Crossfit me mësimet dhe jetën shoqërore.
- Vështirësia e sportit të Crossfit dhe pasioni për tu stërvitur.
- Sipëmarrja e klasave si trajner personal dhe programimi për klientët.
- E ardhmja e tij në Crossfit.
Podcast mund të gjendet edhe në:
Web: https://www.buzzsprout.com/864667
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCHzQ-JYKd832trmS3fJ-Xbg
Spotify: https://open.spotify.com/show/4c9tka65EWMDx8YH3DCRaT
Apple Podcasts: https://podcasts.apple.com/dk/podcast/fit-nshqip/id1498333058
Weitere Episoden von „fit n'shqip“
Verpasse keine Episode von “fit n'shqip” und abonniere ihn in der kostenlosen GetPodcast App.